KRUJE - Rreth 2 mijë banorë të komunës Ishëm në rrethin e Krujës prej dy vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë mungesa e ujësjellësit, sepse investimi në vitin 2009 rezultoi i dështuar. Kreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi shprehet i shqetësuar në "A1 Report" lidhur me këtë problem, ndërsa pohon se ka ngritur një padi në prokurori për të vënë përpara drejtësisë autorët që abuzuan me fondet e ujësjellësit.