TIRANE - Gjatë përurimit të rrugës së Dibrës në Tiranë, që u rindërtua, Kryeministri, sëbashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, garantuan qytetarët për mbylljen e këtij procesi. Kryeministri përgënjeshtroi të gjitha premtimet e kreut të opozitës për çështjen e legalizimeve: "Edi Rama është armik për jetë a vdekje i ndërtimeve tuaja", - u tha ai qytetarëve. -- " Mos u mashtroni prej tij për këto arsye: Sa qe kryetar bashkie, ju tregoi buldozerat dhe rruspat. Sa qe ministër kulture, ju konsideroi çeçenë dhe shpellarë. Ai deklaroi se do njohë banesat tuaja dhe do t'i legalizojë ato nga halli. Të gjithëve do i thotë "Kthehuni nga keni ardhur", sepse ai do i masë ato në zonat turistike me metrin e Koços, sipas xhepit.