Riker: Propozimi për emrin, të mos mbahet i fshehtë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Zv/ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Filip Riker kërkon debat publik për propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic për çështjen e emrit. Riker edhe njëherë theksoi se propozimi duhet të jetë temë dialogu jo vetëm mes qeverive të vendeve kontestuese, por edhe në opinionin publik. Mesazhi i tillë i ish ambasadorit amerikan në vend ishte kritikë indirekte për Qeverinë e Maqedonisë, e cila mban fshehtë propozimin e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic.

"Është e rëndësishme që të ketë dialog , jo vetëm mes qeverive, por edhe në opinion. Duhet të diskutohet. Këtë e kemi parë në zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Periudhën prej një viti Kosova dhe Serbia shfrytëzuan ofertën për ndërmjetësim nga Bashkimi Evropian dhe kancelarja e lartë Ketrin Eshton, për të ecur para drejt normalizimit të marrëdhënieve. Shohim se është bërë hap i madh përpara", tha Filip Riker, zv/ndihmës i Sekretarit shtetëror për Europë dhe Euroazi.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski theksoi se Maqedonia vazhdon të bëjë gjithçka në drejtim të zgjidhjes së kontestit, por sipas tij është Greqia ajo që i është qasur këtij procesi vetëm me retorikë dhe fjalë boshe.

"Ne duam të shohim lëvizje, duam dialog intenziv dhe të hapur, të bazuar në argumente, me qëllim që të zgjidhet problemi i imponuar nga fqinji ynë. Nuk kemi arsye që të fillojmë me hudhjen e fajit, dhe mendoj se nëse fqinjët tanë me të vërtetë tregojnë nivel të përkushtimit që nuk do të jetë vetëm retorikë dhe fjalë boshe, por nëse me të vërtetë qasen dhe pajtohen për dialog intenziv për tejkalimin e kësaj çështjeje atëherë vërtetë mund ta tejkalojmë", deklaroi Nikolla Popovski, Ministër i Punëve të Jashtme.

Komentet e këtilla u dhanë pas takimit të ministrantve të jashtëm të 5 shteteve të Kartës së Adriatikut, Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, të cilët shënuan 10 vjetorin e kësaj iniciative rajonale. Zv/ndihmësi i Sekretarit Shtetëror amerikan Filip Rikeri ishte përfaqësues i SHBA-ve, ndërsa në cilësi të shteteve vëzhguese morrën pjesë edhe Kosova dhe Serbia. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS