Shëndetësi, shpërndarja e kartave elektronike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Prej nesër mjekët amë do të fillojnë të njoftojnë pacientët të cilët duhet t'i marrin kartelat e tyre elektronike pasi ato të jenë gati. Pacientët të cilët kanë paguar për kartelën mund t'i marrin ato direkt nga mjekët amë kurse ata që nuk e kanë kryer këtë obligim duhet të paguajnë në njësitë e Fondit për sigurim shëndetësorë.

"Prej nesër Fondi i sigurimit shëndetësor do të ketë një listë me kartelat shëndetësore të cilat janë përfunduar dhe apelojmë deri tek mjekët amë që ti njoftojnë pacientë. Ata që kanë paguar për kartelë, atë mund ta marrin direkt nga mjeku i përzgjedhur kurse ata që kanë kartelë të përpunuar kurse nuk e kanë paguar të njëjtën do të mund ta marrin me fletëpagesë nga qyteti përkatës", tha Jovan Grpovski, drejtor i FSSHM.

Futjen në përdorim të kartelës elektronike shëndetësore e mbështetën edhe Oda e mjekëve dhe Shoqata e mjekëve privat prej ku thonë se kartelat do të lehtësojnë punën e tyre.

"Mjekët amë do të përfitojnë pasi me ndihmën e sistemit informatik të Fondit do të kenë qasje në gjendjen e tërësishme të pacientëve të tyre amë, se a janë aktiv apo pasiv dhe nëpërmjet portalit të tyre do të shohin çfarë është migrimi i pacientëve të tyre amë, kështu që e tërë kjo është lehtësim për punën tonë", u shpreh Lilija Çollakova Dervishova, shoqata e mjekëve privat.

Sipas të dhënave nga Fondi, deri më tani janë shpërndarë rreth 450 mijë kartela shëndetësore. 300 mijë tjera janë në Fond të gatshme për shpërndarje kurse 100 mijë janë në përgatitje e sipër. Ndryshe, nesër dhe pasnesër në gazetat ditore do të ketë informacion për cilat kompani private kartelat janë gati që përfaqësuesit e tyre të mund t'i marrin. Rregullativa ligjore parasheh që deri në fund të muajit të gjithë të siguruarit të pajisen me kartela elektronike shëndetësore. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form