TIRANE - Rama i quajti të pavërteta deklaratat e Vangjel Tavos se nëse koalicioni i majtë do të fitojë, 40 % e pushtetit do e marrë LSI. "I merrni të mirëqëna një gjë që nuk ekziston. Nuk do të ndajmë përgjegjësinë se sa do jetë %. Do të jemi 100 % bashkë për të realizuar të gjithë votimet që do ta shtyjnë popullin shqiptar. S'do të ketë ndarje % por 100 % së bashku të angazhuar e përgjegjës për të mirëqeverisur Shqipërinë. Unë jua thashë në shqip, dhe mund tju kërkoj Fatmës që ta thotë në turqisht, kjo është përgjigja ime. Pjesa tjetër janë mijëra gjëra që i takojnë fushatës elektorale"- tha ai.