TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Ilir Meta gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, është shprehur se LSI, në zgjedhjet e 23 qershorit do të garantojë respektimin e votës së çdo qytetari. Meta tha se LSI për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e 2005 dhe 2009, do të ketë komisionerët, numëruesit dhe përfaqësuesit e saj në çdo KZAZ, në mënyrë që të respektohet integriteti i votës.