TIRANE - Partia Socialiste deklaroi sot se ka ngritur një strukturë kapilare që mbledh evidenton dhe verifikon të githa shkeljet që kanë qëllim manipulimin e votës. Ata inkurajojnë çdo qytetar të denoncojnë rastet e presionit si dhe i kujtojnë punonjësve të administratës se të gjithë ata që do të ndihmojnë Berishën do përballen me ligjin pas 23 qershorit. "Raste flagrante ndodhën dje, sot në Krujë e Kukës, ku bastisje efektivësh policie ordinerë të urdhëruar nga Flamur Noka bëjnë presionin politik për mbështetësit e opozitës. Buxheti i shtetit, makineritë janë kthyer në shërbim të partisë në pushtet dhe kuotat që kërkon Saliu. Cez, ndërmarrja e ujësjellësi, posta e TVSH bëjnë fushatë për Saliun e pashpresë e familjen e tij. Bashkia e Lulit është shndërruar në çetë që dalin dhe natën për të mbledhur vota e kartat e identiteit. Kompani çimentosh e celiku, dhe lojrash fati janë vënë në shërbim të partisë së Salit."- tha Saimir Tahiri, kryetari i PS-së së Tiranës, në një prononcim për median nga selia e PS-së."