Indi - Ushtria indiane ka përdorur helikopterë për të shpërndarë ndihma emergjente për mijëra turistë dhe pelegrinë të bllokuar nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë disa qytete dhe disa komplekese tempujsh në Indinë veriore.
Grupet e emergjencës janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë në rajonin e Himalajave ku janë shënuar rrëshqitje të mëdha dherash. Deri tani autoritet zyrtare raportojnë për të paktën 150 veta që kanë humbur jetën.