Çuçer Sandeva filloi zbatimin e gjuhës shqipe

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Në Komunën e Çuçer Sandevës sot filloi të aplikohet gjuha shqipe, gjegjësisht të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve. Njëri nga këshilltarët shqiptar në këtë komunë, Aziz Avdiu tha se tani janë plotësuar të gjitha kushtet që komuna e Çuçer Sandevës të mund të llogaritet si institucion që i përket të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike. Sipas tij në mbledhjen e sotme të këshillit të komunës, të gjitha materialet kanë qenë edhe në gjuhën shqipe dhe ka pasur përkthim simuluan.

"Është hera e parë që përdoret gjuha shqipe në Komunën e Çuçer Sandevës. Jemi të emocionuar, edhe pse kishte paraprakisht tendenca që mos të lejohet përdorimi i shqipes në këtë institucion, falë Ligjit për Vetëqeverisje Lokale që u miratua në vitin 2002, falë luftës së 2001, dhe ne sot filluam mbledhjen në orën 10, kishte përkthyes të punësuar në komunë, materialet i kemi pranuar në gjuhën shqipe. Për këtë do të falënderojë ministrin për vetëqeverisje lokale, njëkohësisht televizionin ALSAT që e bëri publike këtë dhe gadishmërinë që gjeti kryetari i komunës, Jovan Pejkovski që këtë të realizojë me procedurë të shpejtuar", tha Aziz Avdiu, këshilltar në Komunën e Çuçer Sandevës.

Ndërkohë, sekretari i Komunës së Çuçer Sandevës tha se me aplikimin e dygjuhësisë komuna e tij po respekton ligjin dhe kushtetutën e Maqedonisë.

"Siç edhe premtuam se do të ketë përkthim simuluan dhe që materialet e këshillit të Komunës së Çuçer Sandevës do të jenë edhe në shqip, ne këtë e respektuam, mendojë se pa pasur nevojë u krijua një atmosferë. Edhe më tej, komuna e Çuçer Sandevës do të vazhdojë të veprojë mbi parimet e ligjeve të Maqedonisë dhe mendojmë se ato nuk guxon të shkelen", u shpreh Aco Përshevski, sekretar në Komunën e Çuçer Sandevës.

Sipas statistikave të fundit zyrtare në Komunën e Çuçer Sandevës jetojnë mbi 27 % qytetarë shqiptarë dhe sipas këtij numri, përdorimi i gjuhës amtare u garantohet me ligj dhe Kushtetutë. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form