TIRANE - Kryetari i Lëvzijes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo" në TV A1 Report mbrëmjen e së premtes (28 qershor) thekoi se në qeverinë e re do ketë respekt maksimal për opozitën dhe zërin opozitar në Kuvendin e Shqipërisë, në respekt të qytetarëve që kanë votuar për opozitën. "Ato do të kenë të gjitha liritë dhe hapësirat, që i krijohen opozitës në një vend evropian; për të thënë fjalën, për të afirmuar idetë, propozimet. Absolutisht një respektim rigoroz i rregullores, por mbi të gjitha transmetimi i një fryme bashkëpunimi dhe respekti ndaj opozitës", deklaroi Meta.