KAJRO - Vetëm pak orë para ultimatumit të ushtrisë egjiptiane për të gjetur një zgjidhje ndaj trazirave të përgjakshme në vend, ose të dorëhiqet,presidenti Mohamed Morsi refuzoi të përkulet dhe tha se do të mbronte demokracinë me jetën e tij. Ndërsa nga ana e tyre, liderët ushtarakë të Egjiptit deklaruan se ushtria "do të sakrifikojë edhe gjakun e saj" për të mbrojtur vendin. Morsi refuzoi të përulet para ultimatumit, duke hapur kështu një fazë të re, atë të një përplasjeje të mundshme. Në një deklaratë televizive të orëve të vona të së martës, Morsi u shpreh se ishte zgjedhur president nga zgjedhësit, votimi i të cilëve ishte i lirë dhe përfaqësues i dëshirës së popullit.