I kritikuar shpesh dhe në media për arrogancën e tij, Hoxha nuk ka mundur ta fshehë karakterin e tij, duke treguar se mbetet arrogant dhe me një fjalor krejt banal.
Po ju servirim pamjet pa koment, të xhiruara nga një qytetar, ku duket qartë se si në ushtrim të funksionit publik Hoxha është arrogant dhe i dhunshëm, duke kërcënuar qytetarët në sy të fëmijëve dhe grave!
Nuk është hera e parë, kur Hoxha përfshihet në konflikt me qytetarët. "A1Report"dhe "Shqiptarja.com" kanë denoncuar kohë më parë dhunën që ushtrohej ndaj komunitetit romë, ku vetë Florenc Hoxha i përndiqte ata, duke i kërcënuar të hiqnin dorë nga mbledhja e mbeturinave.
Gjithashtu, publik ka qenë dhe rasti i dhunimit të dy zonjave, të cilat u dhunuan fizikisht nga Hoxha në zyrat e bashkisë, ku ai drejtonte atëkohë policinë bashkiake.
Por para këtij rrethimi periferik, ende nuk dihet arsyeja pse Florenc Hoxha nuk ndërhyn në qendër të Tiranës e në çdo lagje ku ndërtohet çdo minutë ditën dhe natën?