BERAT - Qyteti i Beratit, pesë vjet pasi është pranuar në UNESCO, ka nevojë për masa të menjëhershme që të mos rrezikojë daljen e tij nga ajo që quhet "pasuria e njerëzimit".
Këtë rrezik e kanë paralajmëruar specialistët, si kryetari i shoqatës "Antiparea", Pavlo Shkarpa, që gjatë një konference që përkujtonte pranimin e këtij qyteti në UNESCO, kërkoi rivilitalizim të zonave historike, marrjen e masave për ndërtimet pa leje, nxjerrjen më në pah të pllakatës së historikut të UNESCO-s etj. pasi të gjitha këto probleme rrezikojnë daljen nga pasuria e mbarë njerëzimit.
Pranimi në UNESCO, si sot 5 vjet më parë, u përkujtua në Berat në një konferencë të posaçme, në të cilën u diskutua për masat e menjëhershme që duhen marrë që ky qytet të mos rrezikojë daljen nga pasuria e njerëzimit.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë së Beratit Fadil Nasufi u ndal në arritjet në këto pesë vite, por dhe problemet me të cilat përballet ky qytet ku investimet janë harruar prej vitesh ashtu si në gjithë qytetin dhe në zonat muzeale. Nga ana e saj, edhe drejtorja e Zyrës së UNESCOS në Shqipëri, Venera Domi duke ngritur lartë vlerat e këtij qyteti u shpreh së për Berati ka sfida përpara, pasi problemet vazhdojnë të jenë të mëdha.
Në 8 korrik 2008, në një nga sesionet e radhës organizuar në Kebek të Kanadasë me aprovimin unanim të përfaqësuesve të 189 vëndeve të botës, edhe Berati u listua në pasurinë e njerëzimit, UNESCO-s.