Elbasan, përplaset një maune dhe një furgon, 4 të vdekur

Report TV 2015-08-21

Views 9

ELBASAN - LIBRAZHD - Aksident i rëndë rrugor regjistrohet sot pasdite në aksin Elbasan-Librazhd.

Janë përplasur një maune me një furgon dhe nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 4 vetë, si dhe mbi 2 vetë duhet ttë jenë të plagosur, lajm që është konfirmuar në vijim nga policia e Elbasanit.

Emri i shoferit të furgonit, i cili është në gjendje të rëndë është Eduart Haskurti. Ndërkohë, shoferi i maunes është shoqëruar në komisariatin e policisë, Elbasan.

Fillimisht u tha se kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa pak çaste më pas mbërritën dyshimet se bëhet fjalë për rreth 4 viktima, derisa mbërriti lajmi i plotësuar i policisë për 3 të vdekur.

Furgoni me pasagjerë kishte targën LB 001 A, ndërsa maunia targën KO 10 28 A.

Si shkak i aksidentit mendohet parakalimi i gabuar i furgonit. Ndërkohë në vendngjarje është krijuar edhe trafik për shkak të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form