Qesarak, Banorët: Investitori na mashtroi, shteti të ndërhyjë

Report TV 2015-08-21

Views 0

Punime të lëna përgjysëm, një rrjetë merimange me kabuj korenti, ashensorë ende të pa vendopur dhe një jetesë ku uji i pijshëm mbushet me bidona në një cezëm të sajur, janë ritual i përditshëm i familjarëve të cilët, akuzojnë ndërtuesin e firmës dhe institucion shtetërore për neglizhencë.

"Po na rrezikohet jeta e fëmijëve. Shteti të ndërhyjë. Investitori na mashtroi, jetojmë si në mesjetë. I bëjmë apel bashkisë së Tiranës dhe komunës të ndërhyjnë" -- thonë banorët.

Situata është e ngjashme në të 4 blloqet e pallateve në zonën e Qesarakës në objektet e ndërtuara nga i njëjti investitor ndërsa banorët shprehen të zhgënjyer nga qeversija lokale që prej vitesh heziton ti ndihmojë dhe tu jap një zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS