Vlorë, zjarrfikëset: S'kemi karburant të shkojmë ku bie zjarri

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORE- Zjarrfikëset e Vlorës rrezikojnë seriozisht të mos e kryejnë normalisht funksionin e tyre këtë sezon vere. Prej 6 muajsh zjarrëfikëset nuk furnizohen normalisht me karburant.

Alarmi është dhënë nga vetë drejtori i stacionit të zjarrfikëses në Vlorë Luan Kapaj, i cili thotë se deri tani vatrat e zjarrit janë neutralizuar me rezervat e vitit të kaluar. Në këto kushte, ai ngre shqetësimin se është e pamundur të përballohen situatat e zjarreve sepse edhe rezerrvat e vitit të shkuar janë drejtë fundit.

"Kemi 6 muaj që nuk kemi marrë asnjë lloj furnizimi me karburant. Ne punojmë vetem me rezevat e vitit të kaluar. Nëse situate vazhdon do ta kemi shumë të vështirë të përballojmë situatat në shuarjen e zjarreve. Karburantet i marrim nga Ministria e Brendshme, por deri tani nuk kemi marrë. Nëse do të vazhdojnë temeparatuar e larta dhe zjarret do të ketë me përmasa do ta kemi shumë të vështirë të përballim situatën"- thotë Luan Kapaj në një prononcim për tv A1 Report.

Stacioni i zjarrfikësve ka në dispozicion 12 mjete, ndërsa Vlora është një prej qarqeve më të prekura nga vatrat e zjarreve gjatë sezonit të verës. Zjarret zakonisht shënohen në kullota dhe në ullishte.

Share This Video


Download

  
Report form