Pritet rritje e temperaturave, mjekët apelojnë për kujdes

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

90 njerëz kanë kërkuan ndihmë nga ndihma e shpejt për shkak të problemeve shëndetësore vetëm në 24 orët e fundit, të shkaktuara kryesisht nga temperaturat e larta që përsëri kanë kapluar Maqedoninë. Mjekët thonë se ndihmë kërkojnë njerëzit e moshave të ndryshme, prej më të rinjve e deri te më të moshuarit, të cilët ankohen prej problemeve të ndryshme.

"Ndërhyjmë tek të sëmurët kronik nga sistemi i frymëmarrjes, astma, sëmundjet kardiovaskulare, tensioni i lartë i gjakut, sulmet në zemër. Kemi edhe ndërhyrje për shkak të goditjeve në tru, kurse numri i ndërhyrjeve nuk është më i madh se vitin e kaluar dhe sillet prej 90 deri më 100 ndërhyrjeve në ditë", tha Vasilaki Karabashev, mjeku në ndihmën e shpejtë.

Problemet pritet të vazhdojnë, pasi për javën e ardhshme parashikohet rritje e lehtë e temperaturave në krahasim me javën e kaluar

"Gjatë javës së ardhshme temperaturat do të ulen, të martën për dy gradë celsius, kurse pastaj do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave maksimale në vend, deri në 35 gradë celsius deri të premten", deklaroi Boris Sekirarski, sinoptikan.

Mjekët apelojnë që të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell prej orës 10 e deri në orën 17, pastaj të veshni rroba të lehta e të ndritshme dhe të konsumoni lëngje. Në veçanti këshillohen besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë që në periudhën kur është më nxehtë të qëndrojnë nën hije dhe dhoma me ajër të kondicionuar dhe të freskojnë trupin nga jashtë. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form