Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjecar, për mbajtjen pa leje të një sasie të konsiderueshme eksplozivi. Pashk Ndoci nga fshati Vrith i komunës Luf në rrethin e Pukës ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur një bashkëfshatarin e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa është ndaluar nga policia dhe i është bërë një kontroll në banesë ku i është gjetur edhe 88 kallëpe tritoli.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 21-vjeccarit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 kapsolla detonatore me fitil të montuar dhe një sasi teli përcjellës korenti prej materiali bakri i ndarë në 4 pjesë.
Materialet në ngarkim të shtetasit Pashk Ndoci, u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Pukë, per veprat penale të " Mbajtjes pa leje të lëndëve plasese në banesë" dhe " Plagosjes se lehte me dashje" te parashikuar nga nenet 278/3 dhe 89 te K.Penal."
Ndërkaq blutë e Shkodres vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa dyshohet se lënda shpërthyese ruhej në banesën e të riut që nga viti 1997.