"21 Janari" në Apel, jep dorëheqjen një prej gjyqtarëve

Report TV 2015-08-21

Views 8

TIRANE- Një prej gjyqtarëve të trupit gjykues të dosjes "21 janari" jep dorëheqjen në seancën e parë gjyqësore të këtij procesi që nisi sot në gjykatën e Apelit.

Agron Papajani dha dorëheqjen pasi ka marrë pjesë në shqyrtimin e masës së sigurisë për Agim Llupon.

Fillimisht dorëheqja e tij u kërkua nga Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Ndrea Prendit. Gjokutaj kërkoi dorëheqjen edhe për Fatos Qaton, me argumentin se Mirela Qato, bashkëshortja e tij është anëtare e PS-së dhe një nga organizatorët e 21 janarit.

Më pas ka marrë fjalën e tij gjyqtari Papajani ku ka deklaruar se jep dorëheqjen nga gjykimi i kësaj dosjeje.

Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Ata u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Margarit Kume.

Treshja gjykuese përbëhej nga Astrit Haxhialushi, Fatos Qato, Agron Papajani.

Gjykata e Apelit shtyu seancën për 25 korrik.

Për të ndjekur seancën e sotme kishin ardhur dhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA-së dhe 2 komisionerë të Avokatit të Popullit.

Gjykata ka verifikuar mungesën pa shkak të Prendit dhe Llupos dhe ka pranuar mungesën e tyre duke dhënë vendim që gjykimi të vazhdojë në mungesë dhe këta dy të pandehur të përfaqësohen nga avokatët mbrojtës.

Në sallë kanë munguar përfaqësuesit e 4 viktimave Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika, dhe Hekuran Deda ndërsa avokati i familjes Veizi ka reaguar duke bërë përgjegjëse gjykatën për mos përfshirjen e familjarëve në këtë proces.

"Nuk mundet që paditësit civilë, ata që ishin familjarët e viktimave mos merrnin pjesë në këtë proces penal, pasi dhe ata kanë të drejtë proçeduriale të bëjnë pyetje për ekspertët, për dëshmitarët dhe ta oreintojnë procesin ndoshta dhe pak më ndryshe se si e orientoi Prokuroria që ne pamë rezultatin e këtij procesi", u shpreh avokati i familjes Veizi përpara mediave.

Më 13 shkurt Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin, Agim Llupon dhe Margarit Kumen për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika, dhe Hekuran Deda. Trupi gjykuesi i kryesuar nga Besnik Hoxha pranoi vrasjen e protestuesve por i deklaroi efektivët e gardës të pafajshëm. Vendimi u apelua nga organi i akuzës i cili në pretencën e tij kërkoi dënimin e Prendit dhe Llupos si autor të vrasjes së protestuesve.

Share This Video


Download

  
Report form