Kanë nisur aktivitetet të shumta me rastin e 50 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup. Në një debat të organizuar nga Shoqata e historianëve shqiptarë të Maqedonisë u shpalosën dokumente nga arkivi i shtetit të cilat dëshmojnë se deri në vitin 1963 Shkupi ka qenë me numër më të madhë të shqiptarëve. Qerim Lita, drejtori i arkivit shtetëror tha se në vitin 1945 në Shkup kishte 47 % popullatë shqiptare krahasuar me të tjerat që jetonin në këtë qytet.
"Fillimisht desha të theksojë se Shkupi me rrethinë në vitin 1945 numëronte saktësisht 145.260 banorë ndërsa qyteti, këto janë burime arkivore, 67.743 banorë. Numri më i madhë i këtyre banorëve ishin shqiptarë ku sipas statistikave, diku popullsia shqiptare në krahasim me popullsitë e shumta tjera të Shkupit përbënin diku 47 %, në vitin 1945", tha Qerim Lita, drejtor i arkivit të Maqedonisë.
Historiani Nebi Dervishi duke u bazuar në dokumentet e arkivuara historike tha se autoritetet maqedonase kanë përdorur tragjedinë e Shkupit për të pastruar Shkupin nga shqiptarët.
"Deri në viti 1963 Shkupi ka qenë me një numër më të madhë shqiptarësh në trevat shqiptare. Pas tërmetit të 26 korrikut, ndihma që iu ofrua nga bota e civilizuar pas katastrofës, qarqet sllavo maqedone i shfrytëzuan për pastrimin e qytetit nga shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me popullatë sllave. Pra, pas tërmetit të 26 korrikut intensifikohen masat për ndryshimin e strukturës së popullsisë sidomos pas largimit të shqiptarëve në tokën e premtuar në Anadolli kurse paralelisht me këtë filloi migrimi masiv i maqedonasve në Shkup. Për këtë flasin dokumentet zyrtare të kohës që ruhen në arkivin shtetëror të Maqedonisë në Shkup", tha Nebi Dervishi, historian.
Ndërkohë, kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski paralajmëroi aktivitete të ndryshme me rastin e 50 vjetorit të tërmetit. Ai tha se në këtë përvjetor pritet të marrin pjesë kryetar të kryeqyteteve nga Tirana, Sofja, Drezdeni dhe të tjera, ndërkohë do të hapet ekspozitë, do të dhurohet gjak si dhe si dhe evenimente të ndryshme kulturore.
"Nëse kujtojmë si ishte Shkupi gjatë kohës së tërmetit dhe pas dhe si është tani sigurisht se duhet të jemi të gëzuar dhe të kënaqur nga ajo që ka arritur deri më sot Shkupi. Ne si gjeneratë që jemi tani e kemi për obligim të vazhdojmë dhe ta ndërtojmë Shkupin të bëhet më i bukur, më modern, me efikas dhe më human", u shpreh Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanon iu bashkëngjit aktiviteteve për shënimin e 50 vjetorit të tërmetit katastrofal ku vizitoi Observatroin sizmologjik. Melihate Rustemi