TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se Kolegji Zgjedhor mori vendim të qartë ligjor dhe hapja e kutive nuk mund të bëhet nga KQZ nëse nuk ka kuorumin.
"Transparenca, gjithmnonë sipas ligjit është mjaft e rëndësishme. Kodi ka qenë i qartë se procesi i hapjes së kutive mund të bëhet vetëm me 5 vota. Këtë kompetencë mund ta ketë vetem kolegji në kushtet kur KQZ ka vetëm 4 anëtarë"
Ai shtoi se pret nga Kolegji Zgjedhor të zbatojë ligjin në lidhje me kërkesën ankimore për rinumërimin e 15 QV në qarkun e Kukësit. Pak ditë më parë KQZ rrëzoi kërkesën ankimore të LSI për rinumërimin.
TAKIMI NE SELINE PS
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ishte në selinë e Partisë Socialiste paraditen e sotme për të zhvilluar një takim me kreun e kësaj partie i cili në shtator merr detyrën e kryeministrit të ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Ky është takimi i dytë në selinë PS brenda pak ditësh ndërkohë që po sot në kampin blu është zgjedhur kryetari i ri iPD-së Lulzim Basha.
Ky është takimi i dytë mes Ramës e Metës brenda 10 ditësh ndërsa po punohet për vendosjen e piketave të qeverisjes së re.
Nga PS e LSI-së u ngrit një grup pune për 300 ditët e para të qeverisjes, i cili drejtohet nga Ilir Beqaj i PS-së dhe Edmond Haxhinasto i LSI-së.