Skenari i Partisë Demokratike bojkot Kuvendit dhe protesta

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Demokratët po përgatisin terrenin që tani në mënyrë që me fillimin e seancës së parë të Kuvendit në shtator por dhe të qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama të nisin aksionin e fortë opozitar. Duke boshatisur arkën e shtetit, duke vendosur rritje pagash e pensionesh, duke blerë energji dhe rënë dakord që pagesa të fillojë në tetor si dhe duke parashikuar një dimër të vështirë për shqiptarët, opozita e re ka hartuar dhe strategjinë e saj të goditjes së mazhorancës në majtë, që pritet të ngrejë qeverisjen e saj mbi "tokën e djegur" të lënë nga qeveria e PD, që s'rresht shpenzimet dhe tani në largim.

Pasi të verifikohen mandatet e të bëhen pjesë zyrtare e Kuvendit të ri, deputetët demokratë pritet të bojkotojnë seancën e parë të Kuvendit, duke dërguar në sallë vetëm kryetarin e grupit parlamentar, që mendohet të jetë Arben Imami për të lexuar një deklaratë në të cilën dënohet mungesa e transparencës për votën nga ana e mazhorancës së re dhe më pas do të braktisë sallën e Kuvendit. Njëlloj sikurse është vepruar në Kuvendin e parë pluralist, dalë nga zgjedhjet e 31 marsit të 1991, kur kreu i atëhershëm i grupit parlamentar të PD Neritan Ceka lexoi deklaratën në emër të grupit dhe me gjithë përpjekjet e ish-kryeministrit Adil Çarçani, braktisi sallën.

Share This Video


Download

  
Report form