Osmani: Gruevski, takime si Ahmeti

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë me homologun e tij bullgar Pllamen Oresharski nuk paraqet mbledhje mes dy qeverive pasi një gjë e tillë është planifikuar të organizohet gjatë ditëve të ardhshme në Sofje. Kështu shprehet zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani duke komentuar mungesën e ministrave shqiptarë në këtë takim joformal mes dy qeverive.

"Mendojë se ka këtu një keqkuptim, unë nuk e dijë arsyen pse zëdhënësi i Qeverisë e ka prezantuar këtë takim si mbledhje të përbashkët e Qeverisë. Në fakt çfarë po ndodh sot është vizitë e kryeministrit të Maqedonisë me delegacioni e tij në Bullgari, me kërkesë të Gruevskit dhe në atë delegacion janë bashkëpunëtorët e tij të cilët mbulojnë tema në kuadër të iniciativës për fqinjësi të mirë e cila është e iniciuar mes dy shteteve edhe atë për korridorin 8 Ministri i Transportit dhe për çështje energjetike, zv/kryeministri, Peshevski. Kjo është e ngjashme me vizitën që kishte edhe Ali Ahmeti me delegacionin e tij ku kishte përfshirë edhe zv/ kryeministrin Musa Xhaferri, ashtu që në të ardhmen do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverisë në kuadër të mbledhjeve që po i bënë Qeveria e Maqedonisë me fqinjët", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani gjithashtu tha se Qeveria e Maqedonisë takime, gjegjësisht mbledhje të përbashkët do të mbajë edhe me qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe me atë të Shqipërisë.

"Ka vendim të Qeverisë që këto mbledhje të përbashkëta do të jenë me të gjitha vendet fqinje ku do të diskutohen tema që dy qeveritë do ti përcaktojnë si të interesit të përbashkët dhe mendojë se përgatitjet veç më kanë filluar për mbledhjet e qeverive të përbashkëta edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë por edhe në Sofje", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Takimi i sotëm mes delegacioneve të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë vjen pas mbledhjes së përbashkët qeveritare të mbajtur disa muaj me parë në Beograd me Qeverinë Serbe. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form