Lezhë, kontroll për ushqimet AKU: Denonconi tregtarët

Report TV 2015-08-21

Views 2

LEZHË - Siguria ushqimore gjate sezonit turistik ka marrë vëmendjen maksimale të autoritetit kombëtar të ushqimit në Lezhë. Drejtori i këtij institucioni, Pal Nika, ka bërë të ditur se ka patur neglizhenca nga subjektet tregtare, por që janë përballur me ndëshkime.

Nika ka shtuar se kontrollet do të jenë të vazhdueshme, duke tërhequr vëmendjen e subjekteve tregtare dhe atyre të shërbimit, pasi në rast të kundërt do të përballen me penalitete.

Në prononcimin e tij, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë, Pal Nika, ka bërë të ditur se Shëngjini, Talja dhe Patoku janë në epiqendër të këtyre kontrolleve, por pa përjashtuar bizneset e prodhimit.

Nika ka bërë të ditur për pushuesit se siguria e produkteve dhe ushqimeve është e garantuar, ndërsa ka apeluar ndaj tyre që të denoncojnë çdo konstatim nga ana e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form