Enrico Letta vizitë në Athinë: I qëndrojmë në krah shtetit helen

Report TV 2015-08-21

Views 0

Greqi - Greqia po del nga kriza dhe Italia do të qëndrojnë në krah të saj edhe pse vendit helen i duhet akoma të përmbushë reformat e saj, ka thënë kryeministri italian Enrico Letta në Athinë pas një takimi me homologun e tij grek Antonis Samaras.

Në këtë takim të dy liderët mbuluan një varg çështjesh, përfshirë edhe atë të emigracionit ilegal, si dhe presidencat greke dhe italiane në BE në vitin 2014. Të dy lidërit diskutuan gjithashtu përfitimet që rrjedhin nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) si në aspektin e burimit të energjisë, si dhe krijimin e vendeve të reja pune.

"Ne kemi nevojë për një politikë e cila do të kombinojë reformat me rritjen ekonomike," tha Samaras, i cili vuri në dukje nevojën për Greqinë për të krijuar sa më shumë vende pune.
"Evropa në mitologji dhe histori ka lindur këtu, Europa u përball me krizën e parë këtu dhe këtu është vendi ku ajo do të rilind", tha Letta.

Kryeministri italian anulloi një vizitë të planifikuar për në Akropoli të hënën në shenjë zie pas një aksidenti automobilistik, kur një autobus u rrëzua në humnerë në afërsi të Napolit duke lënë 39 njerëz të vdekur.

Share This Video


Download

  
Report form