Spanjë - Makinisti i trenit që doli nga shinat në Santiago de Compostela të Spanjës javën e kaluar duke shkaktuar vdekjen e 79 personave, është liruar me kusht pasi u mor në pyetje nga një gjyqtar.
Vendimi është marrë nga gjykatësi Luis Alaez, i cili i ka ndaluar të largohet jashtë Spanjës duke i tërhequr pashaportën e tij, detyrim firme çdo javë si dhe duhet të dorëzojë liçensën e tij për 6 muajt e ardhshëm.
Francisco Jose Garzon Amo, 52 vjeç akuzohet për vrasje të shumëfishtë të shkaktuar nga pakujdesia. Gjatë seancës Garzon Amo pranoi përgjegjësinë e tij duke thënë se kishte tejkaluar shpejtësinë gjatë marrjes së kthesës.
Gjithashtu 70 persona të lënduar ndodhen ende në spital si pasojë e këtij aksidenti ku 22 prej tyre janë në gjendje kritike. Garzon Amo ka punuar 10 vjet si makinist për kompaninë e transportit hekurudhor "Renfe" .
Ndërkohë sot në orën 19 në Katedralen e Santiagos organizohet edhe funeralet për viktimat ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Mariano Rajoy.