Analistët: Kërkesa e Gruevskit, e pasinqertë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kërkesa e kryeministrit Gruevski për ndryshim të formatit të bisedimeve me Greqinë është e pasinqertë dhe nuk do të japë fryte. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se nisma e Greuvskit është e nxitur nga presioni ndërkombëtar dhe jo nga vullneti i sinqertë i tij për t'i dhënë fund problemit të emrit siç deklaroi një ditë më parë. Megjithatë, analistët nuk presin që të pranohet as ky propozim nga Athina Zyrtare, pasi fjalimet e Greuvskit janë në kundërshtim me veprat e tij.

"Maqedonia tani gjendet në pozicione jashtëzakonisht të disfavorshëm..pra ajo i është nënshtruar presionit të fuqishëm ekonomik, politik, diplomatik dhe nuk ka rrugëdalje tjetër. Kryeministri me siguri është i vetëdijshëm se i numërohen muajt e fundit nëse nuk ofron një zgjidhje serioze, prandaj ai tash sikur kërkon ndihmë nga tjerët, që ata ta shpëtojnë nga vetvetja e tij. Kemi pra një pozicion 180 shkallë të kundërt, ai prej konstatimit se nuk do të bëjë asnjë lëshim lidhur me emrin, tani kërkon ngritje të pozicioneve biseduese në nivel më të lartë, që në qarqet diplomatike tregohet si gatishmëri që seriozisht të zgjidhet një problem. Unë shpresoj se pavarësisht se kjo bëhet jashtë vullnetit të tij kjo është e favorshme, madje edhe për shqiptarët", tha Mersel Bilalli, analist.

Sipas ish ambasadorit të Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, përveç presionit ndërkombëtar, Gruevski tani gjendet edhe në një pozitë inferiore, pasi Athina Zyrtare disa herë refuzoi nismat e tij. Në këtë mënyrë Gruevski përpiqet të fitojë pikë politike përpara bashkësisë ndërkombëtare si dhe opinionit të brendshëm, vlerëson Ruzhin.

"Kryeministri është në një pozitë inferiore pas përpjekjeve të kota qoftë përmes letrave direkte apo deklaratave të arrijë një gjë të tillë..dhe e treta përpjekja që të marrë pikë pozitive nga bashkësia ndërkombëtare por edhe në planin e brendshëm në kuptim që ja ne po bëjmë propozime, por Athina, respektivisht Samarasi refuzon. Duhet të ketë një lidhje, e cila nuk ekziston për momentin..sepse ajo që ndodh në planin praktik, pra nga njëra ana vazhdojnë masat e antikuizimit, nga ana tjetër i shohim deklaratat edhe të Presindetit Ivanov dhe njerëzve të afërt të kryeministrit, të kundërshtojnë gjetjen e zgjidhjes. Prandaj nga pala greke interpretohet si qasje jo serioze të kryeministrit për të zgjidhur problemin. Prandaj Samarasi nuk do të pranojë një lojë të tillë, ka nevojë për propozime dhe kritere më të qarta", deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador i Maqedonisë në NATO.

Mënyra e vetme sipas analistëve që nismat e tilla të gjejnë mirëkuptim si nga Greqia ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare është qasja e sinqertë, aktivitete të koordinuara si dhe qëndrim të qartë dhe unik, në cilin do të përfshiheshin opozita, intelektualët dhe aktorët e tjerët të rëndësishëm shoqëror. Në të kundërtën sipas tyre, Gruevski do vazhdojë të jetë lojtari i vetëm në gjithë këtë ngjarje. Kryeministri Nikolla Grueski dje gjatë manifestimit të 110 vjetorit të Ilindenit, bëri thirrj...

Share This Video


Download

  
Report form