Rreth 15% e popullsisë në Gjirokastër vuan nga sëmundjet e zemrës. Alarmi është ngritur nga vetë mjekët e spitalit rajonal në Gjirokastër. Në bazë të një studimi të kryer vitet e fundit, mjekët thonë se numri i të prekurve është tepër alarmant, në krahasim me popullsinë e qytetit të gurtë.
Mjekët shprehen se kohët e fundit ka patur një tendencë në rritje jo vetëm të personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, por mosha e të prekurve është më e ulët se në vitet e shkuara.
Sipas mjekëve faktorët që çojnë drejt këtyre sëmundjeve janë stresi, kequshqyerja në fats foode, përdorimi i pijeve alkoolike dhe duhanit sidomos tek moshat e reja.
Ai bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm me qëllim shmangien e faktorëve që ndikojnë drejtëpërdrejtë në shkaktimin e sëmundjeve kardiake.