Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe Avokatit të Popullit për strehimin e komunitetit rom, situata në Rrugën e Kavajës përballë pallatit me Shigjeta, vijon të mbetet e tensionuar.
Romët deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga pronari ku pretendohet të ngrihet një pallat, ndërsa bëjnë presion se nëse dëbohen me forcë do të vetëdigjen.
Ndërkohë, përfaqësues të Avokatit të Popullit, në emër të këtij institucioni kanë kërkuar ndjekje penale për këdo funksionar të shtetit që nuk kryen detyrën.
37 familje rome prej ditësh qëndrojnë me frikën e dëbimit nga toka ku banojnë prej vitesh, pasi në atë zonë pretendohet të ndërtohet nga pronari i saj një pallat.