CEZ jep 50 milionë lekë reklama në gusht

Report TV 2015-08-21

Views 2

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar planin e shpenzimeve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, rikthyer në administrim shtetëror.

Pavarësisht se është e kredhur në borxhe ndaj shtetit e të tretëve, kreu i saj, Sahit Dollapi ka marrë OK, që të shpenzojë vetëm gjatë gushtit 5 milionë lekë të reja për reklamë. Kjo shifër është e barabartë me afro 36 mijë euro, ose më shumë se 1 mijë euro në çdo ditë të gushtit.

CEZ nuk i jep hollësi ERE-së lidhur me atë se kush do të jenë "fatlumët", që do të përfitojnë nga një fond i tillë reklamash, por me situatën financiare në të cilën ndodhet kjo kompani, shpenzimet për qëllime reklamimi do të ishin të fundit për të cilat CEZ-i ka nevojë. Megjithatë, komisionerët e ERE-s nuk kanë ngurruar t'u hapin dritën jeshile planeve të tilla.

Ndër shpenzimet e tjera, bie në sy fakti që vetëm gjatë gushtit janë planifikuar të paguhen 2 miliardë lekë të vjetra për gjoba. Kjo është një shifër më e lartë se 1.4 milionë euro dhe do të kalojë në arkën e shtetit, duke qenë se në tabelën e shpenzimeve përfshihet në zërin e përgjithshëm "taksa".

Kjo është një barrë shumë e madhe për këtë kompani, po të mendosh se për TVSH-në do të paguhet po e njejta shifër, 2 miliardë lekë, kurse për tatimfitim të kompanisë do të paguhen 1.1 miliardë.

Share This Video


Download

  
Report form