Lezhë, banorët protestojnë, s'kanë marrë shpërblimin e paaftësisë

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kërkojnë zbatimin e të drejtës së tyre, por nuk gjejnë mbështetjen e bashkisë së Lezhës. Familjet që trajtohen me pagesë paaftesie dhe ndihmë ekonomike në këtë njësi vendore kanë protestuar duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Sipas tyre, me këtë situatë rrezikohen edhe jetët e personave të sëmurë, pasi pagesat që marrin janë për blerjen e medikamenteve.

"Nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje, madje sorrollatja nga njëra zyrë në tjetrën është shprehje e indiferencës që kanë për këto kategori", kanë shtuar në fjalën e tyre protesuesit.

Ky është vetëm fillimi, pasi familjet lezhjane që ende nuk kanë marrë pagesën e paaftësisë dhe ndihmën ekonomike do të jenë sërish në protestë.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar gjatë prononcimit në media, ndërsa kanë shtuar se te zgjedhurit duhet të jenë më të angazhuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form