TIRANË - Presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar për 'A1 Report" se ka firmosur dekretin për të hequr selinë e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes. Nishani ka shpjeguar se "iu përgjigj pozitivisht Ministrisë së Mbrojtjes". Shkurtimisht Nishani ka shtuar edhe që "dekreti nuk kalon nga qeveria". Ky reagim pasi Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë firmosur vendimin, që SHQUP të kalojë seli e PD-së.
I njëkohshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit, që pritet të marrë detyrën në muajin shtator, Edi Rama, i cili ka komentuar vendimin e qeverisë për ta kaluar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) si një seli e Partisë Demokratike. Ai e ka quajtur "një turp", "grabitje", "kundër ligjit", "pushtet plaçkitës". Rama ka përsëritur se "sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor".
"Ç'turp: Partia humbese qe ende qeveris nje vend te NATO-s, grabit Shtepine Qendrore te Ushtrise per ta bere seli te veten! Dhe kunder Ligjit! Çdo dite e qeverise pas zgjedhjeve tregon sa te merituara kane qene 1 milione shuplakat qe i dha Populli ne 23 qershor pushtetit plaçkites! 8 vjet duke genjyer, vjedhur, vrare, u ndeshkuan si askush me keq prej '92-shit e po ikin duke e ngrene perdite turpin me babezine e te marrit!", komentoi Rama në Twiitter.