Konflikti Kishë- Pallati i Kulturës, Përmbarimi godet priftin

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Dhuna ka qenë prezente përgjatë mesditës së sotme në Përmet ku përgjatë aktit procedurial të marrjes nën kontroll të godinës së Pallatit të Kulturës nga Kisha Ortodokse lokale, janë shënuar incidente.

Pesë besimtarë, mes të cilëve edhe një prift vendor, pretendohet se janë dhunuar nga forcat e Sigurisë Private "AULONA", të cilat ishin pajtuar nga përmbarimi privat, për të vendosur nën kontroll, Kishën Ortodokse që shërben si e tillë, prej vitit 1997.

Ndërkohë që Policia e Shtetit, ka qëndruar në distancë, duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë situatën në gatishmëri për të ndërhyrë.

Prifti Ilija Tyto, është përzënë me forcë nga objekti i diskutueshëm dhe sipas tij, ai është dhunuar në fytyrë duke i thyer një dhëmb dhe i kanë dëmtuar rrason e zezë, ndërkohë që edhe telefonin celular, ja kanë shkatërruar.

Ndërkaq të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë dalë në përkrahje të kishës kur kjo e fundit përmes priftërinjve, dha alarmin për uzurpimin e saj nga forcat policore.

Ndërkohe dhuna ndaj priftiti dhe bismtarëve ortodoksë në qytetin e Korcës është dënuar edhe nga Mitropolia e Gjirokastrës.

Historia e kësaj kishe zanafillën e vet e ka 16 vite më parë pasi në fillim ka shërbyer si qendër kulture. Proceset e njëpasnjëshme gjyqësore nga ana e drejtuesve të Pallatit të Kulturës kanë rezultuar në favor të tyre, por deri më tani objekti nuk është rikthyer në gjendjen e mëparshme për mungesë të korrektësisë së përmbarimit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë përfaqësuesve të Pallatit të Kulturës t'a administrojnë atë.

Share This Video


Download

  
Report form