Kisha e Përmetit, policia private rimerr Pallatin e Kulturës

Report TV 2015-08-21

Views 1

PERMET- Një ditë pasi besimtarë dhe priftërinj pushtuan Pallatin e Kulturës, sot herët në mëngjes policia private është rivendosur aty, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për t'i kthyer bashkisë së këtij qyteti godinën. Prej disa vitesh godina ishte kthyer në Kishë dhe dje pas pushtimit të Kishës nga besimtarët e priftërinjt u mbajt meshë.

Korrespondenti ynë Piro Nase informon se policia private ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit duke larguar objektet që ishin vendosur përkohësisht dje nga besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë, madje fillimisht ka rrethuar dhe ndërtesën me shirita.

Më pas efektivët e policisë kanë larguar nga Pallati i Kulturës flamurin e verdhë, i cili është edhe simbol i Kishës Autoqefale Shqiptare, ndërsa dyert dhe dritaret janë izoluar me murë tulle për të penguar hyrjen e priftërijnve dhe besimtarëve në rast të një tentative të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form