Priftërinjtë ortodoksë nuk heqin dorë. Ndonëse prej disa ditësh godina e Pallatit të Kulturës i është kthyer bashkisë, së cilës i takon me ligj, priftërinjtë vazhojnë të mbajnë meshë.
Ashtu si të dielën e kaluar priftërinjtë ortodoksë mbajtën meshë në oborrin e Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.
Ata improvizuan jashtë ambientet e brendshmë të Kishës. Si të dielën e kaluar në muret e Pallatit të Kulturës u varën foto që dëshmonin ekzistencën e Kishës Shën Maria e Pazarit prej shekujsh, ndërsa rreth oborrit ishin vendosur ikonat që u nxorën jashtë nga Pallati i Kulturës.
Mesha nisi rreth orës 08:40 dhe u drejtua nga At Vasil Themollari dhe At Ilia Tyto.
Mesha u ndoq nga rreth 20- 30 besimtarë. Besimtarët e argumentuan numrin e vogël të pjesmarrësve ne meshë me pretendimin se të punësuarit në shtet kërcënohen me largim nga puna nëse vijnë në kishë.