SHBA - Bursat amerikane pësuan një rënie të konsiderueshme pas njoftimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ku të gjitha vendet duhet të rrisin përgjegjësinë mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.
Deklarata e tij ka shtuar një element të pasigurisë edhe në tregjet financiare të huaja për shkak të gjeopolitikës. Bursa e Londrës është hapur sot në rënie me 0.27 %, ajo e Frankofurtit me 0.41 % dhe Parisit me 0.38%,
Ndërsa ajo e Milanos është hapur positive me 0.32% që rekuperon pas tensioneve në ulje dhe ngritje mbi të ardhmen e qeverisë së Encrico Letta. Ndërkaq ekonomistët po presin lajme të mira nga SHBA-ja ku, Indeksi ka rënë me 2.1% që nga 22 maji, si rrjedhojë e spekulimeve se Rezerva federale do të fillojë që të reduktojë programin e saj të blerjes së obligacioneve, duke nisur që nga muaji i ardhshëm.