Kjo video e mbërritur në redaksinë e A1 Report dhe Shqiptarja.com tregon momentet e para pas shpërthimit të automjetit të Ermal Brahimaj, 31 vjeç i njohur si biznesmen ndërtimi në rrethin e Vlorës. Aktualisht Brahimaj ishte duke ndërtuar një hotel në zonën e Rradhimës. Shpërthimi i dinamitit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09.00 në rrugën Transballkanike në Vlorë. Në video duken qartë momentet e para të ngjarjes, shokimi i personave, dëshmitarë të ngjarjes dhe motra e Ermal Brahimajt e cila është tmerruar nga ngjarja. Policia e mbërritur në vendngjarje ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë por që fatmirësisht pa lëndime të mëdha.