Pajtimi ndëretnik siguron të ardhmen

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

100 vjet pas luftërave ballanike është shënuar progres drejt pajtimit të popujve por nevojitet edhe më shumë të punohet në këtë drejtim në veçanti në disa shtete të Ballkanit perëndimor. Kështu u shprehën njohës dhe ish politikan të cilët kanë qenë pjesë e qeverive në rajon, në debatin e sotëm të organizuar në Shkup. Ata theksuan ndihmën e ofruara nga Evropa dhe SHBA për pajtimin e popujve të Ballkanit duke theksuar se kjo duhet të jetë mësim për zhvillimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella mes popujve. Sa i përket kontestit shumëvjeçar që ka Maqedonia me Greqinë për emrin, ata theksuan se patjetër duhet gjetur një kompromis dhe se asnjë shtet nuk ka të drejtë të diktoj emrin e shtetit tjetër.

"Unë si njeri parimisht mendoj se nuk ka të drejtë asnjë shtet ti përzihet tjetrit lidhur me emrin, siç është rasti me Greqinë. Do të thotë në këtë lloj konflikti ta quaj rreth emrit unë jam pa-rezervë në anën e Maqedonisë sepse s'ka të drejtë as Greqia por sikur të ishte edhe Shqipëria të ndikoj se si do ët quhet, apo Kosova, apo Serbia, krejt një, se sido të quhet Maqedonia, por mendoj se në këto procese të reja, nëse dialogu politik ka mbet instrumenti kryesor, madje i vetmi për rregullimin e marrëdhënieve reciproke, me atë gjithmonë shkon ajo që quhet kompromis. Kompromis i cili nuk dëmton esencialisht, por të mundëson për të ec përpara", tha Azem Vlalsi, politikan.

"Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë por për fat të keq është një realitet që nuk po kapërcehet dhe që patjetër do të dojë një kompromis se në diplomaci negocimi midis palëve asnjëherë nuk mund të shkoj që të fitoj një palë të gjitha dhe të humbas një palë të gjitha pra duhet ët gjendet ajo pika e artë e kompromisi për të gjetur një zgjidhje pavarësisht se gjykuar në tërësinë e vet ajo është një artific", u shpreh Paskal Milo, politikan shqiptar.

Sa i përket pajtimit të dy bashkësive më të mëdha etnike në Maqedonia, pjesëmarrësit e sotëm theksuan se Maqedonia shumë pak ka punuar në këtë drejtim dhe se duhet të ndërmerren hapa konkret. Si shembull pozitiv i cili ka kontribuar në këtë drejtim ish diplomati Risto Nikovski përmendi iniciativën e zotëri Vebi Velis për hapej e një TV në dy gjuhë.

"Ne përjetuam që një Vebi Velija të vij nga Tirana dhe për herë të parë të kemi televizion ku do të dëgjojmë edhe fjalën shqipe por edhe atë maqedonase. Mendoj se kjo eshtë për të ardhur keq, por është realitet. Tjetër nuk është bërë asgjë. Që kjo të arrihet nevojitet projekt, një projekt i këtill nuk ekziston, unë së paku nuk e shoh. Ndoshta sot pas këtij takimi mund të iniciohet apo të mendohet ëpr një forum për pajtim. Sepse që ti zgjidhim problemet në Ballkan, pajtimin mes popujve, ne duhet të fillojmë nga vet ne. Në rast se në vend nuk i kemi zgjidhur ato probleme, a nuk i kemi ët zgjidhura, mendoj se nuk do ët shkojmë largë", tha ish diplomati Risto Nikovski.

"Në Maqedoni duhet të punohet në tejkalimin e paragjykimeve pasi disa ngjarje tregojnë se përveç zgjidhjeve normative ak...

Share This Video


Download

  
Report form