Emri, Ahmeti në Athinë takoi Venizelosin

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kryetari I BDI-së Alin Ahmeti në takimin me zv/ kryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek Evangeliz Venizelos në Athinë, ka inicuar zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim de-bllokimin e Maqedonisë për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Ahmeti pas takimit me Venizelos tha se zgjidhja e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë kërkon një përkushtim serioz. Ahmeti tha gjithashtu se Greqia është shumë e interesuar që shteti ynë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, por fillimisht kërkon që të mbyllet çështja e emrit.

"Sigurisht se u diskutua edhe kjo çështje si një çështje që kërkon zgjidhje. Kryesisht ky problem u inicua nga unë sepse vendi ynë ka nevojë që sa më parë të jetë pjesë e integruar e NATO-s dhe BE-së, me çka lidhur me këtë tematikë Greqia është për integrim të vendin tonë në të gjitha strukturat por njëherit kërkon që kjo temë të mbyllet. Greqia është e interesuar që vendi ynë të ketë përparim në drejtim të euro integrimeve, Greqia është e interesuar që vendi ynë të zbatojë standarde që e përafrojnë me Evropën, qoftë në fushën e jurisprudencës, qoftë në fushat e mediave apo të demokracisë së brendshme", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Ahmeti pas takimit paralajmëroi se shumë shpejtë në Greqi dhe Maqedoni do të qëndrojë ndërmjetësi për çështjen e emrit Methju Nimic. Ahmeti kësaj radhe u shpreh optimist për misionin e Nimicit.

"Mbetet temë e cila do përkushtim nga OKB-ja dhe në veçanti I ngarkuari special z. Nimic I cili së shpejti mund ta vizitojë rajonin. Zoti Nimic është person që duhet të menaxhojë për problemin I cili na pengon për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Zoti Nimic është i ngarkuar për këtë temë të rëndësishme për të cilën na intereson edhe neve, ne mbetemi optimist se Nimic vjen me një mision", tha Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Ahmeti tha gjithashtu se për vizitën e tij në Athinë dhe temën e bisedimeve e ka njoftuar edhe partnerin qeveritar kryeministrin Gruevsi.

"BDI është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë dhe të gjitha tematikat që kërkojnë zgjidhje janë pjesë e përgjegjësisë edhe të BDI-së. BDI bën politikat e veta dhe punon në rrespekt teë atyre politikave. BDI ka platform politike, si për politikë të brendshme ashtu edhe të jashtme mirëpo asnjëherë nuk vepron pa njoftuar partnerin e koalicionit. Për vizitën time në Uashington, Berlin, Sofje Athinë dhe në të ardhmen që do të bëhen është normale që unë e njoftoj Gruevskin si partner që jemi", theksoi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

Nga Athina për TV Alsat-M, Shkelzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form