Doganat: 12 shqiptarë pa statut të zgjidhur, punojnë në kushte mizore

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Disa të punësuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, kërkojnë zgjidhje urgjente të statusit të tyre. Ata janë të revoltuar, sepse në vend që si nëpunës doganorë- ende punojnë si nëpunës shtetëror. Për dallim prej tyre- një pjesë e kolegëve të tjerë të punësuar në bazë të njëjtë, pra sipas Marrëveshjes së Ohrit, tashmë janë sistemuar si doganier, ndërsa për një pjesë të tyre puna ka ngecur.

"Do të thotë u bë ndryshimi i statusit i vetëm 25 të punësuarve, ndërsa të tjetër ngelën, 12 veta ngelëm pa ndryshim të statusit, gjë të cilën edhe e kërkojmë, ndryshimin e statusit tonë. Zv drejtori i doganave, tashmë i emëruar i riu, e mori për obligim në pikë të parë problematikën tonë, mirëpo nuk e di se çka ndodhi. Brenda kohës problematikën tonë prej pikës së parë e vendosi në pikë të fundit", deklaroi, Samet Feta, i punësuar në Drejtorinë e Doganave.

Drejtori i Doganave Vanço Kargov tha sot se është i njoftuar me këtë rast dhe shtoi se do të zgjidhet edhe kjo çështje, por atëherë kur do të vjen koha.

"Një numër i caktuar, apo ata që i plotësojnë kushtet dhe në pajtim me nevojat e Doganës, e ndryshuan statusin e tyre, nga nëpunës shtetëror në nëpunës të doganës. Nuk mundet përnjëherë të gjithë të bëhen nëpunës të doganës. Kur të vijë koha, sipas nevojave, kjo do rregullohet", tha Vanço Kargov, drejtor në Drejtorinë e Doganave.


Megjithatë, të punësuarit thonë se përveç që është dashur të punojnë si doganierë, ato janë punësuar edhe për shkak të përfaqësimit adekuat. Ata ankohen edhe për kushtet në të cilat punojnë.

"Kemi informata nga sekretariati se do ti sjellin edhe 11 të tjerë, mirëpo nuk e di se ku do ti sistemojnë me këto kushte që ne ballafaqohemi. Nuk kemi kurrfarë kushte, jemi të sistemuar në bodrume, që do të thotë se nuk ka as ajr për të marr frymë e jo më kushte për punë. Do të thotë është e tepërt kjo më, nuk mund as të durojmë më", u shpreh Samet Feta, i punësuar në Drejtorinë e Doganave.

Kjo është hapësira në të cilën ata thonë se punojnë. Nga pamjet e bëra me telefon celularë, duket se zyrat aspak nuk janë në gjendje të mirë. Madje një pjesë e tyre thonë se bëjnë punë që aspak nuk i përshtatet arsimit të tyre, për të kontribuar në zhvillimin e institucionit. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form