Klinika e vdekjes në Gjakovë humbën jetën 15 pacientë

Report TV 2015-08-21

Views 7

GJAKOVË - Media kosovare denoncon një skandal që ka ndodhur në një spital privat në Gjakovë. Sipas gazetës "Koha Ditore' 15 pacientë kanë gjetur vdekjen në spitalin privat "Heart" në Gjakovë, pasi janë trajtuar nga një mjek pa diplomë.

"Koha ditore" ka siguruar dokumente të ndryshme ku dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientët për tju vënë stenda (unaza) në zemër, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë "shërbim", ndërkohë që shumë më vonë e kanë kuptuar se mjeku i kishte mashtruar.


Në spitalin e tije të zemrës "Heart", të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin për ta riparuar si "Internacional Hospital", Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar, ndërkohë që gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë, dhe pagesa për trajtimin ishte 5 mijë euro.

Share This Video


Download

  
Report form