Masakra në Vlorë, Delin Hajdaraj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Report TV 2015-08-21

Views 13

TIRANE - Delin Hajdari, autori i dyshuar i masakrës së Vlorës ku u vranë tre persona është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Fotoja, emri dhe të dhëna të tjera që identifikojnë 22-vjeçarin nga Vlora janë të publikuara në faqen e Interpol-it.

Në këtë mënyrë, besohet se i riu të jetë larguar jashtë Shqipërisë drejt Greqisë për ti shpëtuar arrestimit, pasi është vënë nën akuzë për vrasjen e tre personave.

Në faqen zyrtare të Interpol-it, janë të publikuara edhe akuzat që rëndojnë mbi Hajdarin si, "vrasje në rrethana të veçanta në bashkëpunim" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake".

NGJARJA NË VLORË
Tre persona, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, humbën jetën në një plazh mjaft të populluar në Vlorë në datën 28 korrik të 2013. Rreth orës 16:00 të kësaj dite, një i ri hapi zjarr me një armë tip "Kallashnikov" drejt çadrave të plazhit, në zonën e njohur si "Kalaja" pranë "Ujit të Ftohtë".

Të terrorizuar, plazhistët janë përpjekur të ndihmojnë viktimat, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Vlorë, shtetasin Delin Hajdarin, 22 vjeç.

Arma e krimit, një automatik kallashnikov u gjet nga policia një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form