Laç - Dy të rinj bëjnë "akrobacira" me makinën e policisë. Në videon e siguruar nga A1Report të xhiruar në qytetin e Laçit, duket një djalë i ri në timonin e automjetit të patrullës së policisë. Djaloshi që është në timon bën xhirim gomash, ndërsa shoku i tij e filmon. Mes tyre shkëmbehen dhe batuta deri në provokime për ta përplasur dhe me murin.
"Bë një xhiro me Shtetin. Boll se do na fusin brenda. Lere mos i bjer murit",dëgjohet biseda e dy të rinjve, teksa djaloshi në timon i afrohet dhe përplas murin.
Më pas djaloshi bën indietro, duke bërë xhirim gomash. E gjithë skena mendohet se ka ndodhur në një nga pikat e lavazhit të qytetit të Laçit ku policët duhet ta kenë dërguar për ta larë makinën e shtetit.
Video zgjat afërsisht 1 minutë.