Komuna e Lutfinjës në Tepelenë vuan mungesën e ujit prej 3 muajsh. Rreth 4 mijë banorë të kësaj zone që prej muajit qershor sorollaten nëpër fshatrat e komunat përreth për të siguriar ujin e pijshëm, pasi në banesat e tyre që prej muajit qershor nuk rrejdh asnjë pikë ujë. Sipas banorëve, shkak i kësja anomalie është amortizimi i rrjetit përcjellës të ujit. Ata shprehen të irrituar për këtë fakt, pasi apeli i tyre për zgjidhjen e situatës duket se deri tani ka rënë në vesh të shurdhët.
Banorët thonë se sistemi i kanalizimit të ujit të pijshëm ka krijuar shpesh herë probleme, pasi tubot përcjellëse të saj janë të amortizuara në shumë segmenete.