Retë e e mëdha të pluhurit në çdo periudhë të vitit mbretërojnë mbi qiellin e Fushë-Krujës dhe zonave përrreth, ndërsa pavarësisht kësaj, instancat përgjegjëse nuk marrin asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni.
Guroret të cilat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në zonën mes Krujës dhe Fushë-Krujës, ndonëse mësohet se nuk kanë as leje shfrytëzimi, janë ndër shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të ndotjes. Ndërsa banorëve të cilëve u duhet të përballen me pasojat e këtij fenomeni, nuk u ka mbetur asgjë tjetër veçse të denoncojnë në media.
Shoqata e Konsumatorëve është një organizëm që shpesh herë e ka ngritur këtë shqetësim, ndërsa sipas kryetarit të saj Hasan Stafa, kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të turistëve.
Niveli i lartë i ndotjes në këtë zonë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në përhapjen e semundjeve të mushkërive te banorët e zonës.