Transportuesit maqedonas mbajnë të bllokuar edhe Jazhincën

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Për të tretën ditë me radhë edhe pika kufitare e Jazhincës mes Kosovës dhe Maqedonisë, vazhdon të jetë e bllokuar nga dy kamionë që qëndrojnë në mes të rrugës njëqind metra larg kufirit. Bllokimi i rrugës ka reduktuar lëvizjet e qytetarëve në të dyja anët e kufirit ndërsa kalimtarët që takoi televizioni Alsat shprehen në revoltuar me këtë veprim të shoqatës së transportuesve pasi ata janë të detyruar që të lënë makinat dhe në këmbë të kalojnë kufirin.

"Kemi mbetur këtu, veturën thonë nuk mundë ta kaloni, në këmbë po".

"Të Kosovës jemi po presim nuk e dimë kur do dalim".

"Ata pak vetura që lejohen për të kaluar, shfrytëzojnë këtë rrugicë të vogël pas maunave për të kaluar në anën tjetër të kufirit në Maqedoni".

Nga informatat që arritëm të sigurojmë, makinat e vetme që lejohen të kalojnë pikën kufitare, janë rastet urgjente. Ekipi i televizionit Alsat, tentoi të merrte edhe prononcimin e vozitësve të dy maunave që kishin bllokuar rrugën, por të njëjtët refuzuan të flasin. Nga shoqata e transportuesve thonë se bllokada do të vazhdojë deri sa dy qeveritë të merren vesh tejkalimin e situatës. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form