Monedha e rrallë 4 dollarëshe, në ankand për 1.5 milionë dollarë

Report TV 2015-08-21

Views 3

Një monedhë 4 dollarëshe e vitit 1880, do të nxirret në ankand dhe besohet se do të shitet për 1.5 milion dollarë. Monedha e rrallë përbëhet nga 6 gramë floriri të pastër dhe është prodhuar në SHBA. Por nuk është hedhur asnjëherë në qarkullim.

Ajo do të shitet në ankand me 26 monedha të tjera për një shumë të hamendësuar rreth 8 milion dollar. Sipas drejtorit të monedhave të rralla të Bonhams, Paul Song, vlera mesatare për çdo monedhë është gati 300 mijë dollarë.

Song shpjegoi se punimi i rrallë i artit në miniaturë, u projektua për të qënë e njëjtë në peshë me monedhave të vendeve të tjera si Franca, Belgjika Zvicra etj. për t'a bërë më të lehtë tregtinë ndërmjet vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form