32 nxënës të rrethit të Shkodrës nuk kanë mundur të nisin vitin shkollor 2013- 2014 dhe t'i bashkohen nxënësve të tjerë në bankat e shkollave pasi janë të ngujuar.
Shifrat bëhën publike nga misionarët e paqes dhe pajtimit që operojnë në këtë qark, që vënë në dukje se fshati Bardhaj ka edhe numrin me të lartë të fëmijëve të ngujuar.
Edhe pse ngujimi i fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare është i ndaluar në Kanun, këto fëmijë e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë.