Familja Jashari kërkon dëmshpërblim për humbjen e djalit të tyre

alsatmtv 2015-08-21

Views 9

Familja Jashari nga Kondova e Shkupit kërkon dëmshpërblim nga institucionet shtetërore për dëmet e përjetuara nga humbja e djalit të tyre Muhamedali Jashari para dy vitesh në oborrin e shkollës së mesme "Zdravko Cvetkovski". Procedura është jashtë gjyqësore dhe është adresuar deri tek tre institucione, ministria e arsimit, qyteti i Shkupit dhe komuna Karposh. Avokati Oliver Vuksanoviq theksoi se parimisht ka pajtueshmëri për negociata me përfaqësuesit e institucioneve të lartpërmendura.

"Para organeve kompetente është ngritur procedurë për kompensim të dëmit jo material për dhimbje shpirtërore të familjes Jashari për ngjarjen e hidhur ku jetën e humbi djali i tyre Muhamdali Jashari....Në rrjedhë janë negociatat dhe bisedimet me përgjegjësit e institucioneve se si të mundësohet që pa harxhime shtesë dhe të panevojshme për procedurat, të arrihet deri tek dëmshpërblimi i drejtë i familjes për humbjen e tyre", deklaroi Oliver Vuksanoviq, avokat.
Vlera e përgjithshme e dëmshpërblimit të kërkuar sillet rreth 11 milion denar. Kjo shumë sipas avokatit Vuksanoviq është reale dhe nuk i tejkalon limitet ligjore. Ai pret që kjo procedurë të realizohet me sukses në të kundërtën paralajmëron vazhdimin e procedurës në instancat tjera shtetërore. Familja Jashari e cila edhe pas dy vitesh e ka të vështir të shprehet për dhimbjen që po vuan nga vdekja e djalit të tyre, konsideron se asnjë dëmshpërblim nuk mund ta paguaj humbjen e djalit të tyre.

"Jo bre për atë edhe unë nuk dua të flas, me të vërtetë nuk mundem, s'mund të flas", u shpreh Fetije Jashari, nëna e të ndjerit.

I riu Muhamedali Jashari humbi jetën para dy vitesh në oborrin e shkollës së mesme "Zdravko Cvetkovski", pasi ishte përfshirë në mbrojtje të shokut, i cili ishte sulmuar nga dy persona të tjerë. Verdikti gjyqësor i shkallës së parë për këtë rast pritet të publikohet të premten ndërsa është sjell në fillim të muajit korrik. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form