Televizioni francez "M6": Lazarati kryeqyteti europian i Kanabisit

Report TV 2015-08-21

Views 2

Lazarati rikthehet në vëmendjen e mediave botërore, edhe kësaj here për hashashin. Televizioni francez "M6", mbrëmjen e së dielës, ka transmetuar një reportazh, në të cilin fokusohet fshati i Lazaratit, i cili në fakt, është cilësuar nga kjo media, si "kryeqyteti Europian i Kanabisit".

Televizioni francez e cilëson prodhimin e kanabisit në Lazarat si një prodhim me përmasa kolosale, që arrin shifrat e 4.5 miliardë eurove. Po sipas televizionit "M6", në vitin 2012, sasia e kanabisit, në Shqipëri, ka arritur deri në 3 ton.

Në këtë reportazh, Lazarati paraqitet si një fshat i vendosur në malet shqiptare, pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, duke nënvizuar faktin se ky qytet, është nën kujdesin dhe mbrojtjen e UNESCO-s.

Gjithashtu, theksohet fakti që Lazarati ndodhet pak kilometra larg nga Greqia dhe në kufi me vendet e Bashkimit Europian, një pozicion gjeografik strategjik, që mundëson shitjen e drogës së prodhuar në këtë zonë.

Në këtë reportazh, ironizohet me faktin se turistët, në ditët e sotme, përveç admirimit të qytetit të gurtë, mund të admirojnë në një vizion surreal edhe 300 hektarë kanabis.

Gjithashtu, reportazhi thekson faktin, që kultivimi i kanabisit, është i ndaluar në Shqipëri, por policia shqiptare, nuk ka asnjë pushtet mbi këtë vend dhe mbi kultivuesit e kësaj lënde narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form